Rama flet sërish për Metën: Bëri gabim fatal, është me hënë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e njësisë 6 në Tiranë, me të cilët ka konsumuar edhe kafen e mëngjesit. E ashtu siç e kanë zakon shqiptarët në kafe, nuk kanë lënë pa komentuar zhvillimet e fundit politike.

Në bashkëbisedim me këta qytetarë, kryeministri u kthye të flasë për presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se ka bërë edhe punë të mira që nuk mund t’ja mohosh, ndërsa e konsideroi si njeri me hënë.

“Ka bërë edhe punë të mira, nuk mund t’ja mohosh, por ka gjithë këto ditë s’ka thënë asnjë gjë kundër dhunëns. Ajo që bëri me dekretin ishte gabim fatal për të, nuk e bën kurrë një President atë. Sepse ai është si hëna, rrotullohet, herë e plotë dhe herë e qërruar”,- u shpreh Rama.

Në tavolinë me Ramën ishte edhe një qytetare që kishte ardhur nga Amerika për të votuar. Ajo shprehu gëzim që një ditë më parë Ambasada e SHBA kishte dalë me thirrjen për të mbështetur procesin zgjedhor.

Ndërsa një qytetar u shpreh se me veprimet e saj qytetarët e Shkodrës i kishin thënë jo Voltana Ademit. Në këtë pikë, Rama tha se dje atje u zhvillua një antimiting, të cilin e krahasoi me atë që bënin enveristët e ’91.

“Më kujtohet që në zgjedhjet e 2009 bënin një lloj rezistence por s’ka ndodhur asnjëherë të përplasen. Që në kohën e Fatosit negociohej mitingu i fundit. Tani kjo histori që i bën thirrje popullit të dalë e të bllokojë kryeminsitrin pse po vjen në qytet është njësoj si eneveristët e 91, shkonin për antimiting kundër PD. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër”,- tha kryeministri.

I habitur për ngjarjet e fundit në Shkodër u duke edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Që kur dogjën shkollën u mor vesh ca ishte.. me qënë ordiner ok ,po të jesh kryetar bashkie vetë dhe të djegësh shkollën nuk e di…”

Kryeministri Rama ia pasoi: “Është mbretëresha e pisllëkut ajo…nuk di ç’të them”.

Zjarr Tv Ad