Rama fton vajzën e re për për të shtypur butonin për nisjen e punës: E kam takuar në fushatën e 2013, u bë simbol i këtij rrugëtimi

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Llogara të Vlorës, ku ka nisur puna në kantierin e ri për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Teksa mbajti fjalën e tij, Rama u shpreh se për fillimin e punës, nuk i pëlqen që të presë shiritin, pasi është i fokusuar tek përfundimi i punës.

Për fillimin e punës, ai ftoi një vajzë të re, që sipas tij është bërë simbol i kësaj vepre dhe e ka takuar për herë të pare, në vitin 2013-të gjatë fushatës së PS.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët se jam shumë i fokusuar tek fundi dhe jo tek fillimi i punës, por meqë nuk është shirit por buton dhe se dikush duhet ta shtypë atë, unë kërkova që këtu të ishte bashkë me ne ajo vajza që u bë ikonë e këtij rrugëtimi, që e pata takuar për herë të parë në fushatën e vitit 2013-të.

Më pas na ka shoqëruar në këtë rrugëtim dhe lutem që ta shtypë ajo butonin që ne ta konsiderojmë të nisur punë për këtë vepër kaq të rëndësishme”, kështu u shpreh Rama

Zjarr Tv Ad