Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë së PD-së dhe LSI-së ndaj tij për çështjen e denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, ku implikohej në dhunimin e një vajze djali i deputetit socialist.
Rama i quan gjysmagjela Spahon dhe Vasilin dhe shpreh gatishmërinë për tu hetuar, ndërsa thotë se mezi pret fundin e dy babaleve. Por kryeministri nuk heq dorë nga paketa antishpifje.
Reagimi i Ramës
“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2🙃 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon😊”, shkruan Rama.