Rama gazetarit: Ore je në vete ti?!

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin dhe analistin Robert Rakipllari mbrëmjen e djeshme në studion e ‘Opinion’ për deputetët socialistë që u përjashtuan nga Kuvendi për shkak të dekriminalizimit.

Rakipllari iu drejtua kryeministrit Rama se ka dhënë garanci për Elvis Rroshin, Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.

Gazetari i kujtoi kryeministrit se Ambasada amerikane të tha mos i kandido, por t’i vazhdove të bësh siç deshe. Kryeministri nga ana tjetër, mendon se ky është një turp, pasi nuk është aspak e vërtetë.

Sipas tij, largimi i tyre nga Kuvendi nuk erdhi për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por se ishte ai që i hoqi nga grupi parlamentar socialist.

Debati i plotë

Blendi Fevziu: Por nëse një deputet flet në telefon me një person që Prokuroria e ka thirrur për çështjen tuaj?

Edi Rama: Çfarë do të thotë një deputet flet në telefon. Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul.

Robert Rakipllari: Deputeti nuk duhet të shkojë më në Parlament.

Edi Rama: Ore, je në vete ti… Nëse deputeti flet në telefon… Njeherë ai e ka për detyrë të flasë në telefon me të gjithë. Nëse një deputet i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg.

Blendi Fevziu: Ky është një filter moral?

Edi Rama: Filter moral për çfarë flas unë.

Robert Rakipllari: Filter për rritjen e integritetit të një përfaqësuesi politik në Shqipëri. Ju kryeministër e kenti thënë publikisht se nuk kishit asnjë kriminel në grupin tuaj parlamentar. E keni thënë publikisht. Dolën që ishin…

Edi Rama: Kush ishte?

Robert Rakipllari: Arben Ndoka, Mark Frroku… etj.

Edi Rama: Arben Ndokën e kam hequr unë nga grupi parlamentar nuk e ka përjashtuar ligji i dekriminalizimit.

Robert Rakipllari: Si e ke hequr ti, ai ka rrahur deputet me rripa. Leji këto.

Zjarr Tv Ad