Rama habit me deklaratën për Blendi Fevziun: A do dëgjoni tani se m’u bëtë si Fevziu që pyet dhe…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dëshmia e kryeministrit, Edi Rama, në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve po zhvillohet me debate dhe tone të larta, me Ramën që u shpreh i lodhur nga atmosfera e Komisionit. Rama tha se ndihet në ankth sa herë që Jorida Tabaku i përmend 430 milion euroshin e aferës së inceneratorëve , duke i kërkuar Komisionit Hetimor të heqë dorë nga 430 milion euroshi.

Rama nuk la pa përmendur Big Brother, por edhe moderatorin Blendi Fevziu.

“U bë si Big Brother kjo seancë. Besoj se nëse dini të gërmoni në bashkinë e Tiranës do gjeni shkresa të kohës tuaj edhe të miat. A do dëgjoni tani se m’u bëtë si Fevziu që pyet dhe rri në telefon. Me sa pashë Kryetari i bashkisë nuk ka marrë angazhim financiar për projektin, ai ka shprehur opinionin e tij pozitiv për këtë projekt. Nëse keni shkresën që kryetari i bashkisë angazhon fonde atërherë jeni në temë tjetër. Me letra merruni me njër- tjetrën. Tani ose lekët i ka marrë organiztata kriminale, ose është bërë hajgare me popullin shqiptar.

Zjarr Tv Ad