Rama “hap” thesin: Qeveria po mbyll pakon e madhe në mbështetje të 1 mln individëve.Kategoritë që përfitojnë…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ditën e sotme do përmbyllet pakoja e ndihmës për rreth 1 mln persona, ndihmë kjo e cila sipas tij do të shpërndahet tek kategori të ndryshme të shoqërisë përgjatë gjithë muajit janar. Sipas tij, kjo është qeveria e shumicës, e cila nuk i ndanë njerëzit

Postimi i kryeministrit: 

 Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku

Zjarr Tv Ad