Rama hoqi sportelet për e-Albania-n, bie sistemi, qytetarët s’marrin dot shërbimet

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama, bashkë me Mirlinda Karçanaj, drejtoreshën e AKSHI-t trumpetuan shumë zhdukjen e sporteleve dhe fillimin e shërbimeve online, ku sipas tyre përmes një aplikimi, pa pritur në radhë, qytetarët mund të marrin çdo shërbim që u duhet.

Mirëpo, propaganda e tyre ka zgjatur fare pak. Ditën e sotme disa qytetarë kanë raportuar për JOQ se sistemi i e-albania ka rënë dhe ata nuk po marrin dot asnjë shërbim.

Ndër të tjera, ata shtojnë se kalimi i këtyre shërbimeve online ka rritur kostot tek ta, pasi i drejtohen kancelarive dhe noterëve për të ndihmuar që të marrin shërbimin, pasi vetë e kanë shumë të vështirë.

Një qytetare shkruan:

Prsh JOQ! Një aplikim pasaporte online sot: 5 mij lek me hap e-albanian. 5 mij lek me ba aplikimin online për pasaport. 180 mij lek pasaporta 3 ditore. 1 mij lek printimi çertifikates për tërheqje pasaporte . Po me tatimet , hipotekat, e transportin cdo behet se nuk punoka mir as sistemi sot. Po na shkojn leket kancelarive e noterive tash.

Zjarr Tv Ad