Rama i akuzoi se e politizuan vdekjen e 7-vjeçares, Manjani publikon nenin: Ke shkelur ligjin me të dyja këmbët

0
481
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa kryeministri, Edi Rama, ka akuzuar për politizim të ngjarjes tragjike në Himarë ku humbi jetën vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, juristi Ylli Manjani ju përgjigj mbrëmjen e sotme me ligjin.

Ai bëri publik nenin, për të cilin thotë se ngarkon me përgjegjësi kryeministri Rama dhe dy minisrtrat e tij.

Të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, efektiv policie.

Fillimisht ky i fundit u akuza për vrasje nga pakujdesia por më vonë kjo akuzë ndryshoi në vrasje me dashje.

Postimi i plotë i Manjanit:

Ja ku e keni edhe nenin që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën dhe ministrat e Tij të Turizmit dhe të Brendshëm.

Ligji me numër 43 i vitit 2020, ka rregulluar lundrimin detar për qëllime turistike.

Që ky ligj të zbatohet, duhej që Edi Rama dhe ministrat e Tij të bënin disa akte nënligjore, brenda 6 muajve i ka urdhëruar Parlamenti!!!

Me këto akte sigurohet regjistrimi i mjeteve,pronësia e tyre,përdorimi, rregullat e përdorimit e çdo gjë që i bën ato të sigurta.

Por hiç! As 6,as 12,as 24 e as hiç muaj.

As Edi e as ministrat përgjegjës nuk e qethën fare.

Ah po, kanë bërë vetëm një udhëzim për të dhënë lejet e drejtimit, po ato kryesoret hiç .

Po meqë janë “dashnorët” e përgjegjësisë individuale, ja ku e kanë ligjin e shkelur. Ja se si e kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar pasojë të rëndë, humbjen e jetëve njerëzore!

Kujtoj se në paraburgim ka sot zyrtarë që s’i kanë bërë asgjë detyrës, por janë në burg. Ndërsa Edi &co tallen me detyrën sipas qejfit, duke marrë jetë njerëzish e s’u hyn gjëmb në këmbë!!!

Dakord, nuk do politikë, po ligj do?!

Ja ku e ka!

E ka shkelur me të gjitha këmbët.

Kjo papërgjegjshmëri i bën përdoruesit e mjeteve lundruese të sillen si të duan. Ndoshta rasti i policit kriminel,nuk do kishte kuptim as ligji, por së paku do dallohej edhe mëqartë përgjegjegjësia individuale e tij.

Sot këtë përgjegjësi e mban Edi Rama dhe të paktën 2 ministra përgjegjës.

Jo për gjë po e kishin përgatitur më së miri këtë sezon…! E kanë qa.

Zjarr Tv Ad