Rama i ashpër me deputetët e opozitës së re: Ju s’dini të flisni, jeni pasojat e tërmetit e opozitës jashtë

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me një gjuhë të ashpër dhe ironike, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare të mbajë me nder karrigen në Parlament dhe të mos bëhet si opozita jashtë, që sipas tij, thotë vetëm “vjedhje, vjedhje”.

Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë në Kuvend, Rama tha se shumica e tyre nuk dinë të flasin, ndërsa shtoi se ata janë pasojat e tërmetit të opozitës, duke shtuar se, nëse opozita bie, ata janë gërmadhat.

“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Mbajeni me nderë këtë karrige në Parlament, shtrëngojeni dhe mbajeni me nderë, mos u bëni më keq se ata që ikën, se ata flisnin më mirë se ju. Mos hajdeni këtu të thoni vodhi, s’vodhi.

Ne do dëshmojnë me vepra, që ata që kanë nevojë për mbështetje të marrin mbështetje, dhe ata që duan strehë të marrin strehë. Ata nuk do të rrinë në hotel, derisa t’iu bëhet shtëpia, por nga janari do të kalojnë në apartamente, që do t’i marrim ne me qira për ta. Solidariteti shqiptar është afatshkurtër, e dini ju, se po ta kishim afatgjatë, do të ishim si Izraeli. Ne i lutemi Zotit, kur na duhet për të kaluar lumin, po kur jemi matanë lumit i themi Zotit ‘kush je ti, se s’na duhesh’”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Zjarr Tv Ad