Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Open’ është shprehur i bindur se Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e luftës, pasi nuk ka ku shkon.
Rama tha se falja nuk mund të vijë direkt, por si pjesë e një marrëveshje mes dy shteteve, pasi historia ka treguar se në të tilla konflikte, asnjë shtet nuk ka pranuar se është agresori.
“Serbia duhet të kërkojë falje, kjo nuk diskutohet. Por si e kërkon faljen Serbia? Serbia nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes. Nuk ka ndodhur ndodnjëherë në historinë e këtyre konflikteve që agresorët të pranojnë që janë agresorë dhe të kërkojnë falje.
Çështja është e thjeshtë. Ne duhet të krijojmë një atmosferë më të mirë për ata që kanë lindur kur lufta ka mbaruar. Serbia do ta kërkojë faljen se s’ka ku shkon”, tha Rama.