Rama i del në mbrojtje Bashës: I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa po vijon Kuvendi Kombëtar i PD-së, Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një thënie të Emil Cioran, ku sipas Ramës kjo është thënia e ditës, dukshëm kryeministri merr anë në mbrojtje të Lulzim Bashës, prandaj jo rastësisht zgjedh të shprehet në këtë mënyrë.

Postimi i Ramës:

THËNIE E DITËS: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë. Emil Cioran“, shkruan Kryeministri.

Zjarr Tv Ad