Rama i drejtohet Bashës: Refuzimi i Tryezës së Përbashkët është një gabim i madh

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama me anë të një  statusi në “Twitter” i është drejtuar sërish kreut të opozitës Lulzim Basha, duke i thënë se në këto momente të vështira për popullin shqiptar, maxhoranca e opozita duhet të ulen në një tryezë të përbashkët bisedimi. Rama i shkruan Bashës se opozita nuk duhet që të refuzojë tryezën e përbashkët për të folur për fatkeqësinë, pasi një veprim i tillë do të ishte gabim i madh.

@lulzimbasha_al

një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave😊 Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh☹”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama i ësbhtë drejtuar edhe më herët liderit opozitar Lulzim Basha për të bashkërenduar në ditët e fatkeqësisë.

Zjarr Tv Ad