Rama i kërkoi SPAK-ut arrestimin e Sali Berishës, reagon deputeti i PS-së dhe bën paralajmërimin e fortë

0
6059
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi komentoi sot deklaratën e kryeministrit Rama gjatë Kongresit, i cili kritikoi punën e SPAK dhe i bëri thirrje që të fillojë hetimet edhe për korrupsionin e Sali Berishës. Pëllumbi shprehet se këtë e kërkojnë shqiptarët. Sipas tij, askush që ka vjedhur nuk mund të rri i qetë.

Komenti i Pëllumbit:

“Kjo mazhorancë është impenjuar maksimalisht për transformimin e sistemit të drejtësisë. Ne jemi anatemuar që po duam ta kapim dhe të krijojmë probleme. Mua më vjen mirë që sistemi i ri i drejtësisë, organet e tij të reja janë duke funksionuar. Sigurisht që do të kenë nevojë për më shumë eksperiencë, por është e rëndësishme që sot organi i akuzës është një organ që nuk ka frikë nga politika apo stepet. PS ka qenë është dhe do të vazhdojë të jetë e hapur që të mos mbrojë askënd që shkel ligj.

Por ne presim që sistemi i drejtësisë të merret me të gjitha aferat më të mëdha korruptive. Ky është shqetësimi që ngriti Kryeministri por që në fakt është edhe shqetësimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë”, vijoi deputeti socialist

Zjarr Tv Ad