Rama i kërkon dekretimin, Presidenti Meta i çon në Prokurori: Verifikoni këto emra…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Edi Rama i ka dërguar Presidentit Meta emrat kabinetit qeveritar.

Kreu i shtetit, ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të parlamenti, ka kërkuar informacione shtesë për 16 anëtarët e kabinetit qeveritar.

Nëpërmjet një shkrese drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i shtetit kërkon verifikimin nëse ndonjë nga ministrat e propozuar është në ndjekje penale, apo në fazën e vlerësimit për nisjen e tyre.

Në shkresën e tij, kreu i shtetit i kërkon organit të akuzës të kthejë përgjigje sa më parë, duke cituar edhe afatet që janë parashikuara në Kushtetutë se ministri emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve.

Zjarr Tv Ad