Rama i kthen përgjigje PD-së: Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre

0
315

Kryeministri Rama i kthen reagon pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve.

Përmes një statusi në Twitter, Rama shkruan se tamam kur BE tregoi dashurinë për Shqipërinë në 17 shkurt, ata u marrosën.

Rama shkruan më tej se ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre.

Rama: Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.