Rama i përgjigjet Bashës: Bërtitja e opozitës, shembull hipokrit

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha të bëra nga Vlora ndaj qeverisë. Lidhur me kriminalitetin në Vlorë, Rama tha se mjafton të shohësh shifrat dhe situata nga dje që qeverise PD me sot është si nata me dita.

Por Rama ka nxjerrë edhe një shkresë surprizë nga foltorja. Ai tha se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Florion Mima i kishte dërguar një shkresë ku kërkonte privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj.

“Shumë shkurt dua të sjell në vëmendje një shembull kuptim plotë të asaj që është dyfytyrësia e përditshme e atyre që sot mungojnë këtu edhe pse Teatrin Kombëtar e kishin lancuar si kalin e tyre të betejës. Mungojnë sepse kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar se si po digjet Vlora.

Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin e të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë se si ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra dhe si është sot. Nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell ka ende shumë për të bërë por është ditë nuk është më natë”, deklaroi shefi i qeverisë.

Rama më pas solli në vëmendje një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima.

“Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florion Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashkisë e çfarë i kërkon. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon Florion Mima ‘Teatri i Estradës’ për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Riranës i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të metropolit para se Basha të shkonte në bashki çohet për privatizim jo për PPP as për të ndërtuar një teatër të ri të metropolit në këmbim të kontributit të zotit Veliaj dhe në funksion dhe të një përfitimi legjitim të zotit Veliaj pasi të investonte për teatrin e ri por për t’u privatëzuar për pallat”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se Estrada është domein ekskluziv i PD.
“Privatizim për të ndërtuar pallate, me dyqane e dhoma gjumi. Estrada është domein ekskluziv i PD, dhe është e drejta legjitime i Bashës e të tjerëve që për estradën të kenë fjalën e fundit.

Por jemi përpara një shembulli se sa hipokrite është bërtitja e tyre, si kur thonë se duan të mbrojnë Teatrin Kombëtar, një godinë e marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë. Ndërkohë që e ka skenën 8 metra të gjerë, skena e Teatrit të Turbinës është 24 metra. Edhe sikur të merret hipoteza e restaurimit, që është e pamundur, sërish do kishim një skenë prej 8 metrash.

Ndërkohë shqiptarët duhet të bëjnë dallimin, mes nesh që një pronë publike të kthyer në gërmadhë pa e cënuar do e kthejmë në një prej teatrove më të bukur të rajonit, mjafton të shohin stadiumin e ri ata që kanë nevojë të prekin për të besuar. Ata mund të vazhdojnë estradën e të vazhdojnë të gënjejnë ata që i marrin kallup fjalët nga goja e tyre.

Janë po ata që vunë kujën për shembjen e stadiumit, dhe do jenë po ata që do veshin pallto në verë kur të vijnë të shohin ndeshjet e kombëtares që mos i njohin”, theksoi Rama.

 

Zjarr Tv Ad