Rama i përgjigjet Metës: Pres apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili drejtoi gishtin nga reforma në drejtësi, për të cilën tha se nuk është e suksesshme.

Në një postim në tëitter, kryeministri Rama thotë se falë vetingut, sot Gjykata Kushtetuese është një djep bosh pa shejtanin brenda. Duke ngritur një pyetje për presidentin, Rama thotë që bashkë me kritikat pret apelin e vonuar të presidentit në mbrojtje të 30 qershorit.

Rama: A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit.

 

Zjarr Tv Ad