Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet përfunduan më 30 qershor!

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në daljen për mediat, në përfundim të Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje edhe apelit të sotëm të presidentit Ilir Meta, lidhur me 13 tetorin si datë për zgjedhje të parakohshme, vendore dhe presidenciale, me qëllim që më 19 tetor të mos humbim sërish shansin për çeljen e negociatave me BE.

Rama u shpreh i vendosur në qëndrimin e tij, se zgjedhjet vendore u mbyllën më 30 qershor, dhe 13 tetori është një ditë si gjithë të tjerat.

“Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Kemi ngritur edhe tre këshilla vendore, dhe ky është fokusi jonë ne e kemi sfidën me problemet e vendit e të njerëzve jo me prob e brendshme të opozitës apo të presidencës.

13 tetori  është si 12 apo 14 etetori e 15 shtatori, 22 dhjetori, s’njoh një 13 tetor ndryshe, ndoshta i bie e dielë po është si gjitë të tjerat. “ u shpreh Rama.

 

Zjarr Tv Ad