Rama i përgjigjet opozitës dhe lë shtegun e hapur: Hajde në tryezë!

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish lideri të PD-së, Lulzim Bashës, i cili propozoi dje tre pika për menaxhimin e situatës shkatërruese të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Shefi i qeverisë i cilësoi kërkesat e opozitës pa vizion, por sërish la derën hapur duke e ftuar opozitën në tryezë për të shqyrtuar idetë në përballimin e katastrofës natyrore.

“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballur idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe kjo është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja.

Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimet e mjeteve spitalore, dhe t’u themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua  qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”-tha shefi i qeverisë.

Zjarr Tv Ad