Rama i quajti mbeturina të Partisë së Punës, shpërthen Tomorr Alizoti: O i biri i xhelatit, o nipi i Spiro Kolekës. Bën moral i pamoralshmi

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka shpërthyer kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti mbeturina të komunizmit, duke thënë se është vetë Rama një pinjoll i komunizmit.

Në një dalje për mediat jashtë sallës së parlamentit, Tomorr Alizoti i përmendi Ramës rolin e babait te tij Kristaq Rama, si anëtar i Byrosë Politike, si edhe dajën e tij Spiro Koleka me fuksione gjatë kohës së komunizmit.

Tomorr Alizoti tha se është ngacmuar nga kjo deklaratë e Ramës pasi bën moral në njeri i pamoralshëm dhe s’mund ta durojë këtë gjë. Ai më tej ka bërë thirrje që opozita duhet të jetë në ballë të cdo proteste.

Tomorr Alizoti

Një kryeministër i tillë në radhë të parë nuk e kupton ndjenjën e detyrës. Njeriu që ka prejardhje, i biri i xhelatit, nipi i Spiro Kolekës, i rrituer në bllok. Ai e ka njohur partinë e punës më shumë se kushdo. Është e turpshme të deklarosh akt të turpshëm. Ai duhet të ndihet krenar që është pinjoll i partisë së punës. Parti e punës është Kristaq Rama, Spiro Koleka. Gjatë kohës që flasim bashkë ai ka ikur të shëtisë.  Më ngacmoi deklarata e tij është se është i vetmi njëri që bën moral por nuk ka moral. Shokët e tij i dalin në tv dhe i bëjnë moral.

Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari. Populli shqiptar është i uritur dhe i mjeruar. Populli shqiptar i ka përzënë fëmijët në rrugët e botës për t’u ushqyer. Unë jam për protestë maksimale. Opozita po bën dhe do të bëjë më shumë. Sips mendimit tim PD duhet të jetë pararojë e protetave. Ka protestuar kur i ati i kryeminsitrit ka qenë anëtar i byrosë.

Zjarr Tv Ad