Rama i shtrin Bashës dorën e bashkëpunimit/ Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës: Do kemi zgjedhje të parakohshme…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar që të mbajë qëndrim për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një prononcim për media, në fillim të seancës së parë të Kuvendit, ai u shpreh se përjashtimi i Berishës nga Lulzim Basha, as nuk e trishton, por as nuk e gëzon, duke treguar një indiferencë për atë se çfarë po ndodh në kampin tjetër. Akuzave të ish-kryeministrit se ai është fajtor për largimin e tij nga grup i PD-së, Rama nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tha në këtë legjislaturë nuk do të harxhojë energji për atë lloj politike që është pronë e politikanëve që kanë abuzuar vijimisht për qëllime e interesa personale.

“Unë pazar me Bashën për përjashtimin e Berishës? Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Jam i vetëdijshëm që padashje kam kaluar kufirin, ju jap fjalën që do bëj çmos që të jem në dispozicionin tuaj i urtë dhe i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik”, tha Rama. Ndër të tjera, ai përmendi edhe njëherë ftesën për Partinë Demokratike për bashkëpunim. Ai theksoi, se këtë ftesë e ka bërë edhe më herët kur nuk dihej se si do të shkonin sipas tij, zhvillimet në Partinë Demokratike. “Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin e tretë me dorën e shtrirë për diçka që e kam thënë që në krye të herës pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda Partisë Demokratike, për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve”, tha ai.

Ndërkohë, për avokatin e njohur Spartak Ngjela, me këtë lëvizje të bërë nga Basha rrezikon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Avokati Spartak Ngjela, paralajmëroi se do të kemi zgjedhje të reja parlamentare, nëse në Partinë Demokratike fiton fryma amerikane e Bashës. Ngjela u shpreh se edhe Berisha do e ketë në favor forcimin e Bashës, teksa shtoi se personat që dalin nga kriza të tilla, shkëlqejnë.

“Në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës në Partinë Demokratike zgjedhjet i keni afër. Shënoje këtë. Të gjithë duan të shpëtojnë edhe pozicionin pro-amerikan të partisë dhe Saliut, kjo nuk bëhet. Ata janë në atë dyzim edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Saliun. Saliu do e ketë në favor forcimin e Bashës. Pse? Sepse për tre muaj do të ketë zgjedhje të reja. Këta që dalin nga kriza të tilla edhe pse i ke parë si mediokër shkëlqejnë”, tha ai. Me Bashën sipas Ngjelës PD shkon drejt ringritjes, ndërsa me Berishën do të shkojë drejt shkatërrimit, pasi një parti në një vend pro-amerikan nuk ka sukses. “Po të mos kishte shkelur ligjin KQZ do të ishte shumë i qetë Basha e do e kishte më të lehtë Saliu, sepse do të hidhte vendimin e KQZ në një gjykatë shqiptare.

Këta janë shqiptarët që drejtojnë Shqipërinë. Për mua është shkelur ligji. Ligji shkelet dhe rrëzohet nga një gjykatë. Ka shanse që komisioni i verifikimeve të mandateve të ndalojë Berishën për të marrë mandatin e deputetëve. Fakti që KQZ shkeli ligjin, Rama e ka Saliun gogol, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet nëse nuk ka Saliun përballë. Basha është në avancë”, u shpreh Ngjela.

Zjarr Tv Ad