Rama i ‘thur elozhe’ gjatë konferencës online, Vuçiç vazhdon me agjendën e tij në Rusi: Takova një mik dhe një aleat të ngushtë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë nesër presidentin serb Aleksandar Vuçiç në rezidencën e tij në Soçi dhe do të jenë bisedime të rëndësishme me një mik dhe aleat të Rusisë,sipas një njoftoi nga Kremlini.

Sipas Tass, zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se këto do të ishin bisedime shumë të rëndësishme me “aleatin dhe mikun” e Rusisë. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që në takim do të diskutohet edhe për situatën në Ballkan, e cila është komplekse, si dhe për situatën ndërkombëtare, e cila nuk është më pak shqetësuese.

“Janë biseda shumë të rëndësishme me aleatin dhe mikun tonë. Siç e dini, marrëdhëniet tona dypalëshe kanë një karakter të veçantë. Ato janë shumë gjithëpërfshirëse për sa i përket bashkëpunimit dhe ndërveprimit me përfitim reciprok, për sa i përket tregtisë dhe ekonomisë, si dhe investimeve, dhe të tjera. Sigurisht, të gjitha këto do të jenë në axhendë” – tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë të rregullt për shtyp.

Peskov tha se bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik dhe çështjet e investimeve do të jenë pjesë e agjendës së bisedimeve të nesërme. Ai ka konfirmuar se çmimi i gazit do të jetë një nga temat e bisedës mes dy presidentëve, por edhe lufta kundër virusit korona.

“Sa i përket gazit, ne kemi dëgjuar disa herë deklaratat e presidentit Vuçiç se do ta ngrejë atë çështje për diskutim. Mund të supozohet se do të jetë në rend dite. Do të shqyrtohet edhe çështja e luftës kundër virusit korona. Në përgjithësi [do të ketë] një shkëmbim mendimesh mbi situatën ndërkombëtare, e cila nuk është më pak alarmante”, tha Peskov.

Ndërsa më herët gjatë ditës së sotme, teksa merrte pjesë në konferencën online të Open Balkan, Rama tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Vuçiçin që të fliste keq për Kosovën. Pas kësaj fjale, kryemninistri shqiptar mori duartrokitje në parlamentin serb, ndërsa Vuçiç ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi\FAX WEB

Zjarr Tv Ad