“Rama i tregoi SHBA-ve vijën e kuqe”, Spahiu: Ka një marrëveshje të heshtur

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se krisja e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane ishte një mesazh për SPAK.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se ka një marrëveshje të fshehur mes tre eksponentëve të vjetër të politikës, Rama, Meta Berisha për të mbrojtur njëri-tjetrin përballë drejtësisë.

“Mendoj që ka një lloj marrëveshjeje të heshtur; sa kohë të jetë Rama në pushtet, Meta dhe Berisha nuk do të arrestohen dhe e kundërta. Këta kanë 30 vite që kanë bërë rotacion pushteti dhe e mbrojnë njëri-tjetrin në këtë pjesë. Marrëveshja mes këtyre të treve funksionon; Rama është i gatshëm të thyejë marrëdhënien me amerikanët për të ruajtur marrëveshjen me këta. Gjithë cenimi i marrëdhënies është në thelb që SPAK të mos kalojë vijën e kuqe; të mos prekë këta të tre. Amerikanët shqetësohen se Escobar ka dalë publikisht dhe ka thënë të hetohen personat non grata nga institucionet shqiptare”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad