Pas Presidentit, edhe kryeministri Edi Rama ka uruar 243-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Në një postim në facebook, Rama shkruan: “Në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve.”
4 korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.
Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet politike më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.