Rama “i vë flakën” Shkupit, maqedonasit kërkojnë dorëheqjen e Kovaçeskit pas deklaratës së tij për ndarjen e Maqedonisë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ndaloi batutat edhe gjatë takimi me kancelarin Olaf Scholz. Gjatë shtrëngimit të duarve të Scholz me kreun e qeverisë maqedonase Kovaçesku, Edi Rama me ironi iu drejtohet homologut të tij si Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perëndi-more. Por kjo deklaratë që është me sfond gjeopolitike, jo vetëm që nuk ka argëtuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por ata e cilësojnë si incident diplomatik. Madje mos reagimi i Kovaceskut ndaj batutave të Ramës mund t’i kushtojë atij largimin nga detyra, teksa hapin e parë për këtë e ka ndërmarrë VMRO/DPMNE, duke i kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas nënkryetarit të opozitës, shteti i tyre në këtë takim është poshtëruar ndërkombëtarisht .

Reagon Rama

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reagimeve lidhur me publikimin e duarshtrëngimeve me kancelarin gjerman Scholz në Selanik dhe deklaratës së tij për homologun maqedonas. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se histeria e di-save në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski është për te qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duar-shtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizo-va bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan Rama. Emrin e shtetit nga Republika e Maqedonisë, në atë të Maqedonisë së Veriut. E gjitha në kuadër të marrëveshjes së Prespës. Por tashmë Rama ngre dyshime për planet që mund të thuren për vendin fqinjë.

Kjo pasi me marrëveshjen e Buku-reshtit, të njohur si marrëveshje e paqes mes palëve ndërluftuese në Luftën e Dytë Ballkanike, të nënshkruar më 10 gusht 1913, mes Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë dhe Greqisë, në njërën anë, dhe Bullgarisë në anën tjetër, territori gjeogra?k i njohur me emrin Maqedoni u nda në atë mënyrë që, pjesën më të madhe të tij. Pjesën e ashtuquajtur Maqedonia e Egjeut, me sipërfaqe prej 34.356 km2 e mori Greqia; pjesën e Maqedoni-së së Vardarit, me sipërfaqe prej 25.342km2, e morri Serbia; ndërsa pjesa e quajtur Maqedonia e Piri-nit, me sipërfaqe prej 6.798km2 iu dha Bullgarisë. Qeveria e shtetit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se u kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Por duket se telashet nuk kanë mbaruar.

Etnia dhe territori i Maqedonisë

Bullgaria ka kërkesat e saj. Sipas historiogra?së zyrtare bullgare banorët me origjinë sllave të Mqedonisë së Veriut janë bullgarë

Ja pse është e rrezikshme shakaja e Ramës për RMV

Prej vitesh, Maqedonia e Veriut (rrjedhimisht dhe Shqipëria) bllokohen për t’u integruar në Bashkimit Europian për shkak të vetos që ka vendosur Bullgaria. Këtë të fun-dit kërkojnë njohjen e minoritetit dhe gjuhës në Kushtetutë. Ndërsa më parë, probleme kishin me Greqinë, aq sa u detyruan të ndërronin dhe ?asin bullgarisht – por gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91), sipas tyre u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, të cilat u imponuan arti?cialisht. Ky pretendim nuk është i ri, është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Ndaj dhe komenti i Ramës ka ngjallur reagime. Fraza e tij ka ngritur dyshime nëse Bullgaria vërtetë ka pretendime të tjera territorial ndaj Shkupit zyrtar. Deri më tani, ose të paktën zyrtarisht, nuk ka. Por kjo nuk pengon askënd që të aludojë. Madje dhe Shqipëria për një farë kohe ka qenë pjesë e akuzave, pasi pretendon në hartën e Shqipërisë së Madhe se ka territore në ven-din fqinjë. Kjo pasi edhe numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat.

Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%). Pretendime territorial ka pasur edhe me Shën Naumin, që mbreti Ahmet Zogu I ia dhuroi fqinjëve më 1925 si shpërblim për ndihmën politike, ?nanciare dhe ushtarake që atij i dha kryeministri serb Nikolla Pashiçi për të shtypur në dhjetor 1924 qeverinë revolucionare të Fan Nolit dhe për të rivendosur autoritetin e vetë pushtetor në Shqipëri. Teksa të gjithë kanë pretendimet e tyre, batuta e Ramës ka ngritur shqetësimin që një ditë edhe Shqipëria mund të kërkojë nga Maqedonia e Veriut, pse jo edhe territor.

Zjarr Tv Ad