Rama ia kërkoi 1 javë më parë, ministri Di Maio merr vendimin në kohë REKORD; patentat shqiptare do të njihen në Itali

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ishte një javë më parë në Itali, në kuadër të kujtesës së 30-vjetorit të eksodit të madh shqiptar drejt vendit fqinj.

Gjatë fjalës së tij atje, Rama i kërkoi ministrit të Jashtëm Di Maio që patentat tona të njihen në Itali. Sot është arritur marrëveshja dhe lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Kryeministri ka postuar foton e takimt të ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka me homogun Italian, minsitri Luigi Di Maio, ku sot është zyrtarizuar marrëveshja për njohjen e patenatave shqiptare në Itali.

Me anë të këtoj postimi, Rama njofton shqipatrët për një tjetër lajm të mirë, ku shprehet se hapi tjetër i radhës është njohja e pensioneve mes dy vendeve.

“U tha u bë. Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”., shkruan Rama në Facebook.

Njohja e patentave të shqiptarëve në Itali, vjen pak ditë pasi Rama ia kërkoi këtë vetë ministrit Italian Di Maio, gjatë vizitës së tij në Brindisi ku u përkujtua 30-vjetori i eksodit të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad