Rama ia thotë në sy Abazoviç: Keni rroga më të larta, nuk shkon që t’ua paguajë Shqipëria urën!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh se projekti i ndërtimit të urës mbi Bunë, do ta çojë distancën mes Ulqinit dhe Velipojës, në 300 metra.

Teksa po fliste për projektin e urës, Rama nuk i kurseu edhe batutat duke thënë se Mali i Zi ka rroga më të larta se vendi jonë, dhe se nuk shkon që ta paguajë Shqipëria ndërtimin e saj.

“Ndërtimi i urës mbi Bunë do ta kthejë distancës mes dy vendeve në 300 metra. Kjo është një marrëveshje jetësimi mbi projektin e zbatimit realizuar nga FSHZH. Projektin e kemi realizuar me fonde tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën se siç i thash dhe Dritanit. Këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta, dhe nuk shkon t’ua paguaj Shqipëria dhe urën”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad