“Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në Patos

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë edhe në Bashkinë Patos ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mandatin e tretë Rajmonda Balilaj.

Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë. Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.

 

Zjarr Tv Ad