Rama ikën nga Kuvendi pa folur për mediat, Kryemadhi: Frikacaku ka frikë

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat pasi doli nga seanca e Kuvendit ku nuk u arrit të votohen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për të votuar anëtarët duhen 93 vota por opozita nuk votoi duke protestuar me thirrjet: Hajdutë! Kriminelë! Rama kishte paralajmëruar se do të jepte një prononcim për median por deputetët e PD-se, të vendosur ne ambientet e jashtme në Parlament kishin planifikuar të vazhdonin thirrjet: Hajdutë! Kriminelë! Prandaj Rama  anuloi prononcimin për median dhe u  largua me makinën e tij.  Ndërkohë Monika Kryemadhi iu afrua gazetarëve dhe deklaroi:  Frikacaku ka frikë të përballet me mediat, dhe realitetin e hidhur që ka ndërtuar vetë. Është një trim që trimërohet me kukullat e ushtarëve të vet por ka frikë të përballet me kamerat. Kërkoj përkrahjen tuaj për të qenë prezent në çdo protestë tonë edhe pse në numër e vogël por protestë që ai duhet të ikë në radhë të parë për të shpëtuar shqiptarët” 

Zjarr Tv Ad