Rama “inspektoi” marketin e lagjes, Berisha e krahason me diktatorin rumun: Ka imituar Çausheskun

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë vizitoi një market lagjeje për të parë çmimet e produkteve bazë. I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, Rama kaloi në çdo raft për të parë nga afër ndryshimet e çmimeve.

Këtë “inspektim” të Ramës, ish-kryeministri e ka parë me një “tjetër sy”, duke e krahasuar kryeministrin me diktatorin rumun, Nikolae Çaushesku.

Berisha ka publikuar një foto të Çausheskut, i cili shihet teksa është brenda ambienteve të një marketi dhe në foton tjetër kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij ditën e sotme në market.

“Rama imiton Çausheskun! Sb”, shkruan ish-kryeministri krah fotove.

Zjarr Tv Ad