Rama inspekton investimet në Fier

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama inspektoi disa investime ne qarkun e Fier. Fillimisht ai ndal ne Spitalin Rajonal, ku është vënë në funksionim për herë të parë, pavijoni i ri i Hermodinamikës për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë. Që prej muajit shkurt, aty janë kryer 28 koronarografi, vendimtare për diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda të zemrës. Me pas kreu i qeverise i shoqëruar nga kryetari i kuvendit dhe deputet i zonës Gramoz Ruçi dhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u ndalen ne një sere ne Fier. Rama u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë me financime fermerët e interesuar për të investuar sidomos në sera, në mënyrë që shifrat e eksportit të kapin një tjetër nivel. Do vazhdojmë t’i financojmë shumë fuqishëm serat dhe të rrisim eksportin. Kapja e 250 mijë ton ishte e pamenduar para disa vitesh. Ne do shkojmë te 300 mijë patjetër si hap tjetër dhe pastaj më lart Kryeministri vizitoi edhe Kishën e Shën Kollit ne Kurjan te Roskovecit, e cila tashme është kthyer ne atraksionin më i ri turistik, me restaurimin e saj pas 50 vitesh lënie në harresë. Kisha e Shën Kollit ka vlera të rralla arkitektonike dhe kulturore. Pikturat murale në brendësi janë vepra të ikonografit Nikolla, i biri i Onufrit, të cilat do të restaurohen tërësisht në një fazë të dytë të projektit.

 

Zjarr Tv Ad