Rama: Integrimi në BE, mundësi jo e shpejtë! Kushtet e Gjermanisë për politikën e saj të brendshme

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama po mban fjalim në Parlament.

Në lidhje me integrimin në BE, Rama e nisi fjalimin e tij, me fjalët e Samir Frashërit. Ndërsa tha se ajo që kërkoi Sami Frashëri një shekull më parë sot nuk është një mundësi e shpejtë.

Rama: “Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropës shumë shpejt mund të hyjë në qytetari e të përzihet me Evropën”. Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit 19. Sot jemi në fillim të shekullit të 21 dhe ajo çka Sami Frashëri i dukej si mundësi e shpejtë në fakt ka kërkuar një shekull në mes dhe sot që flasim nuk mund të themi që është një mundësi shumë e shpejtë ende.

Kushtet e Gjermanisë për politikën e saj të brendshme

BE sot ka një debat të brendshëm të imponuar nga dinamika të brendshme dhe të lidhura me një periudhë krize, që ka marrë përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve. Dëgjoj këtu që gjermania, ka vënë kushte. Pse i ka vënë gjermania kushtet, i ka bënë për çfarë? I ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të politikës së vet të brendshme, pse edhe në grupin më të madh parlamentar bëhet një debat i madh, sikur çfarë po i japim Shqipërisë. Dhe ka votat pro ka dhe kundër.

 

Zjarr Tv Ad