Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama komenton protestën që po ndodh tani para Kuvendit.
“Ata dolën jashtë dhe tani futen brenda. Ikën vetë dhe tani shtyjnë policët që të futën brenda. Absurde është pse dolën? Dolën nga parlamenti pasi iu mbaruan fjalët dhe vezët dhe boja… dolën në rrugë sepse janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë”
Opozita po mban sot protestën e 8, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit ndërsa brenda tij zhvillohet seanca. Këtë herë peshën e protestës e ka rinia. Në duar ata mbajnë pankarta me mbishkrimin “IK”, teksa një prej tyre ka vënë në fytyrë një maskë me portretin e Kryeministrit.