Rama ironizon Metën për 2 marsin

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga kongresi i PS ka ironizuar Presidentin Ilir Meta për protestën e 2 marsit. Ai tha se është degradim debati që po bëhet për “Besëlidhjen dhe Besliken”, sic e quajti kryeministri.

Edi Rama: Për ti ftuar të tjerët që të shikojnë dhe të ndajnë dhe mundësisht për ti ftuar të tjerët në debate që kanë kuptim dhe sens. Nuk mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që artificialisht ka marrë peng mediat për gjithë këto kohë, “Besëlidhja dhe Beslikja” nuk është ky debati. Kush është me Besëlidhjen kush është me Besliken. Pa kuptim, humbje kohe dhe energjish, degradim. Degradim i madh dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka gjë tjetër.

Zjarr Tv Ad