Rama ironizon opozitën nga Vlora: Na bën reklamë, ndaj erdhët kaq shumë!

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Dje na bën reklamë dhe për dreq sot erdhët shumë më shumë! Por ne nuk jemi mbledhur këtu sepse të tjerë janë mbledhur gjetkë, por sepse qysh kur kemi marrë votën, kemi deklaruar se do ecim hap pas hapi me njerëzit e zakonshëm”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e sotëm në Vlorë “Bashkia që duam”, i cili mbahet paralelisht me protestën e opozitës në Tiranë.

Në këtë drejtim ai deklaroi para vlonjatëve se “Qysh kur kemi vendosur të qeverisur pa të tjerë në prehër, e kemi të qartë se s’mund të qeverisim pa ju. Për ne dëgjimi i njerëzve, të kuptuarit e shqetësimeve, halleve dhe problemeve është pjesë e punës sonë të përditshme”.

Ai tha se sot do të flitet për Vlorën dhe Vlora sipas tij, është vendi i duhur për të bërë dallimin mes të sotmes dhe të ardhmes.

“Vlora që unë dua është Vlora ku aeroporti nuk është një zotim por një realitet.

Vlora që unë dua është vendi ku përgjatë gjithë territorit të bashkisë lulëzon aktiviteti turistik, ku Sazani nuk është një ishull i harruar, por një prej pikave më të bukura turistike në Mesdhe”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri.

Sipas tij Vlora dhe Shqipëria kanë shumë për të bërë akoma, por kanë sigurinë se janë në rrugën e duhur.

Aktiviteti ku ndodhet Rama, mbahet në “Sheshin e Flamurit”, ku shihet një prani e madhe qytetarësh, si sfidë e hapur ndaj protestës së opozitës

Zjarr Tv Ad