Rama iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apendisitit, ja kur mund të lërë spitalin

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyra e shtyp në Kryeministri njoftoi mëngjesin e kësaj të hëne se shefi i qeverisë Edi Rama, iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendesitit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime për Euronews bëjnë me dije se kryeministri mund të qëndrojë nga një deri në dy ditë në spital, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

Kryeministria bën me dije se operacioni shkoi shumë mirë dhe gjendja e Ramës është gjithashtu shumë e mirë.

“Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad