Rama: Javë e vështirë, po humbasim njerëz. Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo e hënë shënoi viktimën e katër në vend dhe kryeministri Rama thotë se kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.

Shefi i qeverisë u kujton qytetarëve  se kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha.

“Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 2 të vdekur me COVID 19, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

Ndërkohë zyrtarisht janë 89 persona të infektuar, ndërsa katër raste të reja të dyshuara në Vlorë pritet të konfirmohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Zjarr Tv Ad