Rama: Jo më “Far West” në spitale, kush prek mjekun ndëshkohet

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se mjekët nuk janë fytyra e djallit siç përfliten çdo ditë. Në një takim me mjekë dhe infermierë ditën e sotme, lidhur me ashpërsimin e Kodit Penal për dhunën ndaj bluzave të bardha, ai deklaroi se nëse do të pranohej që në spital nuk merret shërbim pa korrupsion, do të pranohej një gënjeshtër e madhe.

Sipas tij, shërbimin shëndetësor kryesisht e shajnë ata që nuk e kanë provuar, ndërsa ata që kalojnë përmes procesit për të marrë kujeds shëndetësor janë të panumërt, mirëpo siç tha ai, nuk përbëjnë lajm.

“Dobësitë janë më shumë të lidhura me sistemin e menaxhimit se sa me rrjetin e shërbëtorëve, sistem menaxhimi i cili nuk është uniform në gjithë Shqipërinë dhe lë shumë për të dëshiruar në spitale të caktuara apo qendra të kujdesit shëndetësor për shkak të keqdrejtimit. Kush nuk sheh dallim mes të djeshmes dhe të sotmes në kujdesin shëndetësor dhe spitale ka nevojë për okulist dhe kush del në rregull nga sytë, ka nevojë për psikolog”, u shpreh Rama.

Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se asgjë nuk mund të përligj cenimin e sigurisë fizike dhe se ky problem nuk mund të kthehet në një sport më vete ku goditen mjekë për shkak të detyrës, policë apo punonjës shteti për shkak të detyrës.

Për Ramën, duhen vendosur kufij mes lirisë së njërit dhe tjetrit, por edhe për të drejtat.

Ai tha se goditja për shkak të detyrës dënohet në Kodin Penal, por ka hapësirë për ndëshkim të butë dhe humbasin ata që meritojnë drejtësi për shkak të gjykatave që janë ende në proces transformimi dhe pengje të korrupsionit.

Ndaj sipas Kryeministrit, është e domosdoshme të ndërhyhet sërish në Kodin Penal dhe ministria e Shëndetësisë po e udhëheq këtë proces dhe “Goditja për shkak të detyrës”, do të hyjë në një kornizë të re, për të pamundësuar lehtësitë.

Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha si vepër kanosje specifike, është domosdoshmëri tha ai, duke thënë se e njëjta gjë do të bëhet edhe për ata që kalojnë kufijtë e fushave në aktivitete sportive, por edhe përcaktimi i kufijve të spitaleve është në domosdoshmëri.

Rama tha se spitalet nuk do mund ti ngjajnë stacioneve të trenit në “Far west”, dhe ku përtej dyerve nuk ka orë të caktuar për ata që shërbejnë dhe atyre që vijnë për të asistuar ata që shërbehen.

Ai shtoi se sa herë që ndodh një tragjedi në procesin e kujdesit shëndetësor thuhet “mjeku e vrau” dhe se nga njeriu që është pika e referimit për të shpëtuar jetë, kthehet në shënjestër ku vendosen kriminel.

Në këtë drejtim tha ai, mjekët nuk vrasin, por shpëtojnë jetë, ndaj cilësoi si domosdoshmëri përcaktimi i qartë i natyrës së gabimit për shkak të detyrës.

Rama tha se kur konstatohet pakujdesi dhe abuzim flagrant nga bluzat e bardha, ndëshkohet dhe duhet të ndëshkohet.

Zjarr Tv Ad