“Rama ka shkatërruar arsimin shqiptar”, PD reagon pas premtimeve të kryeministrit për rritje page: Gjatë 8 viteve nuk është bërë asgjë, kanë kthyer mësuesit në patronazhistë!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Ramës i cili ditën e sotme prezantoi projekt-buxhetin e vitit 2022 për ministrinë e Arsimit ku premtoi rritje pagash në nivelin 40% për mësuesit në të gjithë Shqipërinë.

Në një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se Edi Rama gjatë 8 viteve qeverisje kanë shkatërruar arsimin në Shqipëri duke i kthyer sipas saj mësuesit në patronazhistë. Zhupa rendit premtimet e pa mbajtura të qeverisë Rama duke theksuar se gjatë 8 viteve qeverisje pagat për mësuesit janë rritur vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Reagimi i Ina Zupës:
Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit.

Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë. Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për trasportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë!

Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.

Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!

Zjarr Tv Ad