Rama ka shkelur nenin 11 të Kushtetutës mbi ekonominë e tregut të lirë/ Manjani: E ka rrëzuar përtokë me një bord-ello që…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Sa për informacion, ky është neni 11 i Kushtetutës së Republikës ende në fuqi.

Sistemi ekonomik bazohet në EKONOMINË E TREGUT dhe në LIRINË e veprimtarisë ekonomike.

Ky është njëri prej gurëve të rëndësishëm të themelit të ekzistencës së një shteti demokratik.

Në ekonominë e tregut të lirë, qeveria nuk vë çmime.

Aktualisht ky nen i Kushtetutës ka rënë, së bashku me shtetin demokratik. E ka rrëzuar përtokë Edi Rama me një bord-ello që vendos çmimin e shitjes së mallrave privatë në treg!!!

Gjykata Kushtetuese duhet vënë në lëvizje. Ajo duhet ta ndajë; ose të rivendosë Kushtetutën, ose të rikthejë komunizmin.

Ky i fundit është tashmë në fuqi!!!!

Edi Rama dhe sistemi i tij komunist e provoi me pronën private dhe i funksionoi. E provoi me liritë themelore dhe i funksionoi. Me ndarjen e pushteteve mbaroi punë herët dhe me sukses.

Tani po e provon me goditjen e tregut të lirë. Nuk duket keq…

Zjarr Tv Ad