Rama/ Kandidaton për kryebashkiak gardistin e 21 janarit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhur me vendosjen e Agron Malajt si kandidat për Bashkinë e Matit, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dhe arsyet e këtij vendimi, ku është ricikluar gardisti i 21 Janarit.

Rama tha se Agron Malaj ka qenë pjesë e gardës së republikës, ka qenë pjesë e grupit, po është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

“E vërteta është që Agron Malaj ka qenë pjesë e gardës së republikës, ka qenë pjesë e grupit, po është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit”.

“Juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën, që para se ti vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, unë i kam bërë verifikimet e mia. Është e vërtetë që është larguar, për ti dhënë mundësi transparencës për të gjithë procesin, po bëhet shumë propagandë me këtë. Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë që të pranoja në lidershipin tonë lokal, një person që do të ishte fajtor qoftë edhe moralisht për 21 Janarin. Ai ka informuar imtësisht për atë që ka ndodhur”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad