Rama ‘kërcënon’ BE-në: Nuk po mbani premtimet, nuk do të presim…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama takoi sot zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell. Pas takimit, në konferencën e përbashkët me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë, kreu i qeverisë tha se me të ka diskutuar edhe për procesin e hapjes formale të bisedimeve për anëtarësim.

Unë përsërita atë që dihet: se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vet natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel apo Berlin. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance si NATO dhe jemi europianë krenarë. Jemi shqiptarë që shohim nga Europa të ardhmen tonë. Për këto arsye, ne jemi në këtë pozicion, që është një pozicion që na e imponojnë fëmijët tanë. konfliktii në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë, të mungesës së të drejtave të lirive, izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga regjimi autoritar; dhe botës që kemi sot, që mund të jetë më e mirë seç është, por është shumë më e mirë sesa bota që kishim. Qëndrimi ynë nuk është parimor në raport me një popull tjetër, por qëndrim ekzistencial, në raport me fëmijët tanë”, tha Rama.

KE e ka thënë që Shqipëria duhet të ulet në tryezë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Këshilli Evropian s’ka arritur dot ta bëjë këtë pas bllokimit së fundmi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Ne jemi këtu të gatshëm të ulemi, por s’do humbasim asnjë minutë nga ai pak gjumë që flemë që kjo të ndodhë se do bëjmë punën njësoj sikundër të ishin hapur bisedimet”.

I takon Këshillit Evropian sa më parë ta bëjnë aq më parë pasi është në nderin e tyre sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Presidenca franceze mund ta bëjë këtë në qershor, do të ishte mirë ta bënte, por dhe nëse nuk e bën, këtu jemi prapë, presim kur të bëhet, por nuk presim asnjë sekondë për të vijuar të njëjtat punë që kemi bërë e duhet të bëjmë e na afrojmë gjithnjë e më shumë me standardet e BE këtu në Shqipër.

Zjarr Tv Ad