Rama kërkoi falje, reagon Basha për skandalin e publikimit të pagave: Duhet të jepte dorëheqjen, është akt skandaloz!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas faljes që kërkoi Edi Rama për skandalin dhe publikimin e të dhënave të mbi 630 mijë qytetarëve. Gjatë një deklarate për mediat, Basha tha se Rama duhet të jepte dorëheqjen pasi këto të dhëna janë përdorur për sistemin e ri të shtetit të patronazhistëve.

“Edi Rama filloi me patronazhistët sistemi që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore, ne atëherë denoncuam të ardhurat personale të shtetasve. Mediat ia përcollën shqetësimet tona të cilat janë marrë nga drejtoria e tatimeve të aksesueshme në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Edi Rama e di mirë kur thotë se janë marrë copa-copa skandali i rrjedhjes së të dhënave të shqiptarëve është vetëm konfirmim i skemës të tupëshme për sistemin e ri të shtetit të patronazhistëve.

Niveli komandues i patronazhistëve janë ekspozuar si operatorë të sigurimit të ri të shtetit. Në një vend normal i pret ndjekja penale pse jo ndëshkimi me burg. Dalja e të dhënave personale është skandaloze është skandaloze edhe nëse do të ndodhte më parë. E mbani mend si vodhën në serverat e tatimeve, askush nuk përfundoi në burg sepse ishte një skemë e bërë nga pushteti i atëhershëm.

Rama jo duhet të kërkonte ndjesë por të jepte dorëheqjen. Mbi 630 mijë qytetarë tanë dhe familjarët e tyre që cenon sigurinë personale të tyre, ky mendon se është cështje teknike bravash. Një punonjëse nuk ka cfarë i do pagat e qytetarëve, nuk ka pasion që të kesh të dhënat personale e 630 mijë qytetarëve ky nuk është pasion por akt kriminal i urdhëruar.

Ndjesa e tij është sa për të kaluar radhën, kjo nuk është cështje teknike por ligjore dhe penale. Është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e mandatit të tretë. Sa herë ka kërkuar ndjesë dhe nuk mban përgjegjësi gjërat kanë shkuar më keq. Ky skandal lidhet me skandalin tjetër më të madh atë të vjedhjes së inceratorëve”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad