Rama kërkoi shtim të forcave në Veri, Abazoviç: Çdo përpjekje e tij i shërben paqes!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar sulmin në Veri, ku tha se është e paranueshme ajo që ka ndodhur në Kosovës, ku citoi se ai mbështet qëndrimin e BE dhe NATO-s.

Abazoviç shtoi se ndërkombëtarët nuk duhet të ‘lajnë duart’ pasi Kosova ka bërë paralajmërime të shumta se në Serbi ka kriminelë.

Sakaq shtoi se edhe deklaratat e Edi Ramës për të shtuar prezencën e KFOR në Veri, është në funksion të paqes në rajon.

“Mali i Zi ka një politikë paqësore dhe mendoj se qeveria jonë dhe shteti jonë, ka krijuar një model që si mundet që kombësi të ndryshme të jetojnë në harmoni. Hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Është e papranueshme kjo që ka ndodhur në veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah atë që ka thënë BE dhe NATO. Serbia zyrtare të hetohet. E pres edhe nga ndërkombëtarë, autoritete e Kosovës por edhe nga Serbia. Ndërkombëtarët nuk duhet të lajnë duar.

Ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës se atje ka shumë kriminelë. Edhe ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet. Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon. Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe. Autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë. Nacionalizmi në trevat e Ballkanit është i krijuar nga kriminelët e organizuar. Nga njerëz që merren me trafikim. Ata që kanë fuqi financiare krijojnë edhe tensionet”, tha Abazoviç.

Zjarr Tv Ad