Pas takimit me kreun e Komisionit Europian, kryeministri Rama dhe Juncker kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij Rama, u shpreh se reforma në drejtësi po jep frytet e saj dhe pas fillimit të zbatimit të vettingut pritet që sistemi i ri i drejtësisë të jetë më i pastër dhe në shërbim të qytetarëve
‘Reformat e integrimit nuk janë të detyrueshme sepse na i kërkon Brukseli, por sepse na i kërkon Shqipëria dhe borxhi që i kemi gjeneratës tjetër. Integrimi në BE nuk është udhëtimit për të shkuar gjetkë por ndërtimi i së ardhmes këtu në vendin tonë. Besojmë se e meritojmë rekomandimin e pastër për çeljen e negociatave pasi i kemi kryer me përpikmëri detyrat në këtë fazë. Na vjen keq që nuk ju pritëm me klimë të mirë, por gjithsesi po ju bëjmë të ndjeni klimën e Brukseli, ftohtë, shi dhe mërzi.’ – tha Rama.
Në fjalën e tij, Juncker, deklaroi se BE do japë mbështetje maksimale për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
‘Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar klimës së Brukselit, por po e gjej sërish klimën e Brukselit. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne do e ndihmojnë Shqipërinë për ta bërë këtë rrugë. Ne kërkojmë që Shqipëria të ketë zgjidhur problemt territoriale me fqinjët dhe përmirësimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dal nga bisedimi me kryeministrin se vendi i natyrshëm i Shqipërisë është në gjirin e BE-së. Do keni mbështetjen maksimale’ – deklaroi Juncker.
Më tej Rama dhe Juncker iu përgjigjën pyetjes lidhur me negociatat Shqipëri-Greqi me kreun e Komisionit Europian që kërkoi zgjidhjen sa më shpejt të tyre
‘Do të zgjidhet me sukses i gjithë ky proces. Negociatat me Greqinë do bëhen sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Do tregojmë se jemi një shtet serioz.’ – deklaroi Rama.
‘Jam i mendimit se ato duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet ta përdorim hapjen nga të dyja palët ër t’u lejuar vendeve të zgjidhin konfliktin në mënyrën më të mirë. Vendet që kanë konflikte territoriale duhet t’i zgjidhin ato para anëtarësimit. BE nuk u përket vetëm anëtarëve, por çdo vend ka prirjen të bëhet anëtar me kusht që të plotësohen kriteret e anëtarësimit.’ – tha Juncker.
Pyetjes nëse ka një datë anëtarësimi për ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pse Serbia dhe Mali i Zi janë më përpara me negociatat, Juncker deklaroi: Data e anëtarësimit u drejtohet të gjitha vendeve përpara 2025-ës ose pas saj. Nuk mund të thuhet se Shqipëria do trajtohet në mënyrë të pafavorshme dhe meritat e saj do merren parasysh dhe do vlerësohen. Sa për vettingun konstatoj se procesi është duke u zhvilluar dhe po jep rezultate mbresëlënëse. Duam që ky proces të vijojë më tej. I takon drejtësisë shqiptare të bëjë punën e saj. Nuk më takon mua të takoj kush është fajtor e kush jo. Ka gjykata shqiptare që po e bëjnë gjithnjë e më mirë punën e tyre. Është e vështirë të japësh gjykim përfundimtar për vendet anëtare. Ata e kanë tashmë një përvojë të gjatë në këtë drejtim. Faleminderit, ju uroj një mbrëmje të këndshme, jam i uritur.’