Nikoll Lesi beson se Edi Rama nuk ka lidhje me goditjen e Sali Berishës në 6 dhjetor.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi deklaroi se nuk ishte në interesin e Ramës që Berisha të goditej dhe të merrte vëmendjen e publikut, ndërkohë që në Tiranë po mbahej samiti i BE-Ballkanit Perëndimor dhe Rama kërkonte të ishte ai vetë në qendër të vëmendjes.
“Duke u nisur nga këto faktet dhe logjika, që do të ishte Edi Rama ylli i ditës prej samitit, nuk ka gisht Edi Rama. Ai mund të ketë një mijë të zeza edhe në raport me opozitën, por unë mendoj se ai nuk ka ide dhe skenar për këtë.
Rama kishte një dasmë të madhe europiane dhe nuk mund të bënte autogol dhe ti shkonte vëmendja Sali Berishës. Kjo është logjika.
Tani këtu ka edhe gjëra pa logjik, në këtë vend. Por, e kam bindjen që Rama në këtë rast nuk ka gisht”, deklaroi Lesi.