Rama konferencë me gazetarët shqiptarë, zbulon çfarë ka diskutuar me Blinken dhe flet për non-grata-n e Sali Berishës: Meritë e tij

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë në SHBA me gazetarët shqiptarët. Kryeministri Rama tha se me Antony Blinken ka folur për tema të paracaktuara.

“Non grata e Berishës është meritë 100% e Berishës nuk ka diskutim. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij për të gjitha ato për të cilat ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e shba mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë një shtet pa dinjitet seriozitet e integritet e që kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është dicka jashtë realitetit. Këto janë vendime që kanë lidhje me faktorë të jashtëm, nëse SHBA do loboheshin e influencoheshin kaq kollaj do ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, por kjo s’ka ndodhur e ska si të ndodhë, është e gjitha një farsë për të ardhur keq, për të ardhur keq për ata që besojnë në marrëzira të tilla”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad