Rama krahason gomerët në Berat: Kë do zgjidhni ju? E pysni me kë je, jo, merrni të parin se i dyti ishte bosh

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Berat, aty ku inspektoi punimet në qytet si dhe u takua me qytetarët.

Në një moment në një nga rrugicat e Beratit dy punëtorë po transportonin me gomerëmateriale ndërtimi në lagjen muzeale të Mangalemit ku siç u mësua po bëhej një bujtinë e re.

Rama kërkon nga qytetari që ta afronte më afër duke marr situatën në dorë për të realizuar skeçin populist të radhës duke krahasur veten me gomarin i cili mban mbi vete shumë dhe mund ta çojë ai para Shqipërinë.. Rama i kërkoi që të ndalonte dhe drejtohet nga kamera duke pyetur se kë do zgjidhnin qytetarët, gomarin e parë apo gomarin e dytë.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Hajde pak këtu merre me vete atë. Si je

Punonjësi: Mirë të jesh ti, jemi edhe ne mirë. Kur je ti mirë, edhe populli shkon përpara.

Rama: Çështja është kjo, ja ai i pari, ja i dyti. Kë zgjidhni ju? E shikoni nga ngjyra? E pysni me kë je? Jo more jo? Të parin dhe ecni përpara. Të dytin lëreni mbrapa. Ai i dyti ishte bosh.

‘Mos e shiko gomarin nga veshët – Fjalë Popullore‘- shkruan më pas kryeministri në Instagram.

Zjarr Tv Ad