Rama kritikon BE ‘sy më sy’ për vaksinat: Ne nuk jetojmë jashtë kufirit, ishte moment tronditës për njerëzit tanë

0
411
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat, nga Brukseli së bashku me zyrtarë të BE-së.

Rama kritikoi sërish BE-në për lënien mënjanë të Shqipërisë në funzimin me vaksina.

Sipas tij, kjo ishte tronditëse për qytetarët.

Faleminderit të gjithëve këtu që na mikpritët. Më lini së pari e mbi të gjitha t’iu them se ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisionari për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave.

Ishte një moment shokues për njerëzit tanë, pasi siç e dinë të gjithë ne nuk jetojmë në kufi me BE ne jetojmë brenda BE dhe jemi të rrethuar nga vendet e Be, duke pasur dhe ne të moshuarit tanë që e ndjenë që nuk ishte e keqe që ti kishin vaksinat në të njëjtën kohë me të tjerët. Sot ka 10 vende që kanë 17% të prodhimi, është e vështirë jo vetëm për ne, por për shumë anëtarë të BE-së dhe shpresoj që kjo situatë të zhbllokohet.

Jam i lumtur të dëgjoj prej jush dhe të shpall më në fund po nis tu japë vendeve dozat e para dhe do të jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astra Zvernca.

Po punojmë shumë për të rritur kapacitetet dhe pse nuk ishte zgjedhja jonë më e mirë po shohim përtej burimeve të dëshirueshme burimet e tjera të vaksinave. Jam shumë i lumtur të dëgjoj prej jush ndërkohë që thoni se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ne e dimë si shkojnë gjërat po jam i lumtur të dëgjoj se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj.

Së fundi shpresoj që plani për investimin në Ballkan i prezantuar nga Varheley në Ballkan po vihet në lëvizje dhe është një instrument jashtëzakonisht i nevojshëm për të forcuar marrëdhëniet tona. Ne nuk i bëjmë këtë reforma se na i kërkoni ju, apo se na i kërkojnë të tjerët, por këto reforma janë ato që i detyrohemi fëmijëve tanë dhe pasardhësve”,- tha Rama.

Zjarr Tv Ad