Rama kundër minoriteteve, Dule: Nuk do zgjedhje të lira, mbështetja e tij ka rënë në pikiatë

0
13

Në aktivin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha se Edi Rama, do të futet në histori si kryeministri që bëri regres në respektimin e të drejtave të minoriteteve. Dule tha se respektimi i minioriteteve është është kyç për inetegrimin. Dule foli edhe për aktualitetin politik. Vangjel Dule, i cili mbron të drejtat e Minoritetit Grek, hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë  dhe kyeministrit Edi Rama, duke theksuar se do të mbetet në histori për regresin e bërë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

”Ne nuk mund të shkojmë në Bashkimin Europian, të negociojmë me sukses, kur themi se i respektojmë defekato të drejtat e minoriteteve, dhe në mes të ditës me diell, nuk hezitojnë të marrin bojë dhe furçë e të fshijnë sinjalistikat rrugore, emërtimet në tabelat zyrtare të vendosura nga shteti. Kontributi i zotit Rama personalisht, do të mbetet në histori si një kryeministër i cili në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të vullnetshme bëri hapa mbrapa, në lidhje me respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetetve etnik.”

Në mbledhjen e aktivit të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Dule,  ju referuar zhvillimeve politike të brendshme, Dule, tha se mazhoracna po zvarrit reformën zgjedhe, ndërsa përmendi këtë argument:

”Nuk janë të interesuar në asnjë rast, aq më tepër në kushtet e rënies në pikiatë të popullaritetit të tyre në rradhët e qytetarëve, që të ketë në vend një proces zgjedhor të ndershëm.”

Sa i takon debatit për ndryshimin e sistemit, kreu i PBDNJ, tha se tashmë nuk ka kohe dhe ky debat duhet të hapet pas zgjedhjeve të radhës.